Përbërësit: 230gr miell, 350gr sheqer, 1 lugë e mesme pluhur për pjekje, pak kripë, 2 vezë,
130ml qumësht me 1 lugë gjelle limon, 6ml ekstrakt vanilje, 113gr gjalpë, 50gr kakao, 120ml vaj luledielli, 250ml Coca-Cola. Glazura me çokollatë: 345gr sheqer pluhur, 100gr çokollatë kuzhine, 25gr kakao, 80ml qumësht, 6ml ekstrakt vanilje, 75gr arra.
Përgatitja: Fillimisht nxejeni furrën në 180 gradë C. Më pas në një enë të madhe përzijeni miellin, pluhurin për pjekje, kripën dhe bëjeni një gropë në mes. Në një enë tjetër përzieni vezët, qumështin me limon dhe ekstraktin e vaniljes dhe më pas në një tigan në temperaturë të mesme shkrini gjalpën.
Pastaj shtoni tek gjalpi edhe kakaon, vajin dhe Coca-Colan. Mbajeni në zjarr deri sa të vlojë dhe pastaj largojeni nga nxehtësia. Lëreni të ftohet pak dhe shtojeni tek masa e miellit. Pastaj përzijeni dhe masën e vezës me përbërësit e tjerë. Pasi ta hidhni masën në tepsi, futeni brumin në furrë dhe piqeni për 28-30 minuta, pasi të piqet hiqeni nga furra dhe lëreni me një anë që të ftohet.
Më pas përgatisim glazuren me çokollatë, në një tigan të thellë në temperaturë mesatare shkrijeni gjalpën. Përzijeni bashk me gjalpin kakaon, Coca-Colan, 100gr çokollatë dhe lëreni të vlojë. Hiqeni nga zjarri dhe duke e përzier ngadalë shtoni sheqer pluhur bashkë me ekstrakt vaniljen, deri sa të jetë masë homogjene.
Më pas me këtë masë lyeni tortën sipër (torta duhe të jetë e ftohur), më pas shtoni arra sipër dhe lëreni glazuren të ftohet. Bëhet një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe përgatitet shpejtë, përgatiteni sidomos për raste special sepse Coca-Cola i jep një shije të veçantë. Ju bëftë mirë!