Tortë me krem banane

Përbërësit:

14-16 biskota integrale, 150ml qumësht për njomjen e biskotave, një lugë instant cafe.

Përbërësit për kremin:

2 qese krem pana (shllag shkume), 2 lugë qumësht pluhur, 200ml jogurt bananesh ose pjeshke, një sheqer vanilje,100gr krem djathi, 2 banane, lëngun e ½ limoni, pak sheqer dietal, ½ çokollatë qumështi, ½ çokollatë për zierje.

Udhëzimet:

Përziejmë qumështin me instant cafe dhe në të njomim biskotat të cilat i shtrijmë në një kallep të lyer me margarinë (Në vend të biskotave integrale mund të përdoren cilindo lloj që kemi vetëm të mbulohet pjesa e bazës ,mundet edhe një shtresë pandispanje e hollë).

Krem panën e përgadisim sipas udhëzimit në qeske. Nëse dëshirojmë që dendësia e shkumës të jetë më e fortë pasi e tundim dhe trashet shkuma, në të shtojmë 1-2 lugë qumësht pluhur dhe e përziejmë, sepse qumështin pluhur luan rolin e fortësisë në vend të xhelatinës së shkrirë.

Në krem panën e trashur shtojmë jogurtin e bananës, krem djathin dhe sheqer vaniljen një nga një duke i përzierë vazhdimisht. Kremin e ndajmë në dy pjesë. Njërën pjesë të kremit e qesim përsipër biskotave të cilat tanimë shërbejnë si shtresa bazë.

Në pjesën tjetër të kremit qesim çokollatën e shkrirë të qumështit ose cilindo lloj që kemi.
Përsipër kremit qesim rrathë bananesh të cilat i spërkasim me lëng limoni dhe pak sheqer (lëngu i limonit ndihmon që bananet më gjatë të ruajnë ngjyrën dhe freskinë). Përsipër bananeve qesim kremin me çokollatën e shkrirë dhe krejt në fund qesim çokollatë të shkrirë për dekor dhe rrathë bananesh.

Ju bëftë mirë!