Ëmbëlsirë e lehtë dhe e shijshme me afion

Përbërësit: 3 vezë, 70gr sheqer, 1 gotë vaj, 1 gotë qumësht, 1 sheqer vanilje, 2 gota e gjysmë miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 50gr afion.

Për kremin: 200ml hoplla pa sheqer, 2 lugë sheqer.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë, 70gr sheqer dhe i përziejmë me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 1 gotë vaj, 1 gotë qumësht dhe i përziejmë përsëri me tel kuzhine të gjithë përbërësit deri sa të treten mirë.

Më pas tek masa shtojmë 1 sheqer vanilje, e përziejmë me tel kuzhine më pas shtojmë 2 gota e gjysmë miell, 1 pluhur për pjekje dhe e përziejmë masën përsëri me tel kuzhine deri sa të treten mirë të gjithë përbërësit. Më pas tek masa shtojmë 50gr afion dhe e përziejmë mirë me tel kuzhine.

Pasi brumi për ëmbëlsirën të jetë gati, marrim një tepsi për ëmbëlsira e lyejmë me vaj dhe miell më pas në të shtojmë masën e përgatitur për ëmbëlsirën, duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë. Më pas ëmbëlsirën e pjekim në temperaturë 200gr C për 25 minuta.

Pasi të piqet ëmbëlsira e lëmë me një anë që të ftohet, nëse e dëshironi ëmbëlsirën me sherbet mund ti shtoni sherbet ose 1 gotë qumësht sipas dëshirës. Pastaj në një enë shtojmë 200ml hoplla, 2 lugë sheqer dhe e përziejmë me tel kuzhine deri sa të bëhet një krem i trashë.

Më pas ëmbëlsirën e lyejmë sipër me kremi hoplla duke e shtrirë mirë me lugë, e presim në copëza katrore dhe e dekorojmë sipër me afion dhe perline. Ju bëftë mirë!