Përbërësit: 200gr gjalpë (margarinë), 1 gotë të ujit sheqer pluhur, 1 vezë, 1 gotë të çajit nisheste, 3 gota të ujit miell, 1 lugë të mesme pluhur për pjekje (pecivë), 2 lugë gjelle kakao, nutella, lajthia.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 200gr gjalpë, 1 gotë të ujit sheqer pluhur dhe i përziejmë këta dy përbërës mirë me dorë. Më pas tek masa shtojmë një vezë, e përziejmë përsëri me dorë masën deri sa të trete veza dhe pastaj shtojmë 1 gotë të çajit nisheste.
E përziejmë masën ashtu me dorë pasi kemi hedhur secilin përbërës, më pas tek masa shtojmë 3 gota të ujit miell, 1 lugë të mesme pluhur për pjekje (pecivë) dhe plus një pako pluhur për pjekje. E përziejmë masën mirë me dorë deri sa të bëhet një brumë i butë mesatarisht të mos bëhet shumë i trashë.
Më pas brumin e ndajmë në dy pjesë të barabarta, në një enë tjetër shtojmë njërën pjesë të brumit dhe shtojmë 2 lugë gjelle kakao. E ngjeshim brumin me kakao mirë deri sa të marrë ngjyrë çokollate, më pas formojmë dy topth të vegjël nga brumi me kakao dhe nga brumi pa kakao i bëjmë së bashku dhe me dorë bëjmë formë e gurabijes ashtu siç e shikoni në video.
Gurabijat i vendosim në tepsi me letër kuzhine, sipër ua bëjmë nga një vrimë me shkop dhe para se ti fusim për pjekje i zhysim të gjitha një nga një në sheqer. Furrën e ngrohim paraprakisht në 200 gradë C dhe më pas i fusim gurbaijat duke i pjekur në po atë temperaturë për 20 minuta.
Pasi të pjekën i largojmë nga furra, vrimat që ua kemi bërë më parë me shkop i mbushim me nutella për dekorim dhe nga një lajthi sipër. Ju bëfshin mirë!