Kur është fjala për perimet e gjithanshme, nuk mund të mos bëhet fjalë për familjen e qepës. Ato mund të gatuhen, të hahen të papërpunuara, të shërbehen në sanduiçe ose si bazë për supëra. Por a e dini se cila qepë është e përshtatshme për diçka dhe cila për ndonjë gjë tjetër.
Ja disa këshilla shtesë se si mund t’ju ndihmojnë qepët në kuzhinë dhe përtej saj, si dhe disa këshilla se si t’i ruani.
Dhimbjet: Dhe nëse ju vuani nga dhimbjet e barkut, ose këmbëve nga vrapi, ose nëse jeni atlet profesionist apo edhe amator, por keni probleme të tilla, provoni këtë ilaç në shtëpi: gatuani dy grushta me lëkure qepë në ujë për 10-20 minuta në një temperaturë të ulët.
Kullojini lëkurat e qepës dhe pini një gotë çdo ditë para se të shkoni për të fjetur. Zgjimi nga dhimbjet e barkut, apo këmbëve shumë shpejt do t’i përkasin së kaluarës.
Ruajtja e qepëve: Jo vetëm qepët, por edhe hudhrat mund të mbahen të freskëta për më gjatë, deri në dy muaj. Merrni një qese letre dhe hapni disa vrima. Vendosini qepët në qese dhe mbyllini me një kapëse letre. Mos i fusni në frigorifer. Lërini në një vend pa dritë dhe larg nxehtësisë. Ato do të zgjasin të paktën dy muaj.
Në gatim: Çuditërisht, ka edhe shumë përdorime për lëkurën e qepëve, të cilat shumica e njerëzve mendojnë se nuk janë të dobishme. Por provoni që të bëni lëngun e supës me lëkurat e qepëve, ato do të sjellin jo vetëm aromë, por edhe do ta bëjnë të mrekullueshme supën me lëng mishi.
Madje, të gjitha lëkurat e perimeve mund ta bëjnë këtë gjë. Qëroni karotat dhe zarzavatet, apo të tjera pjesë të perimeve më pak të dëshirueshme, duke i zierë në lëngun e mishit, apo të përgatitjes së supës. Do ta bëjnë më të mahnitshme supën kur ju i zieni së bashku.
Zëvendësoni pak miell: Nëse piqni bukë në shtëpi, zëvendësoni rreth 5% të miellit të zakonshëm me lëkurat e qepës të thara e të bluara. Do t’i japë bukës një aromë dhe shije të këndshme.