Përbërësit: 3 vezë, 300gr sheqer, 1 pako sheqer vanilje, kanellë, 1 margarinë i zbutur ose i shkrirë, 1 lëvore limoni në rende, 700gr miell, 2kg molla të tharta,100gr sheqer, lëng limoni, 1 pluhur për pjekje (pecivë),
Përgatitja: Fillimisht mollët i pastrojmë mirë më pas i grijmë në rende një nga një, i hedhim në një enë kuzhine dhe më pas tek mollët e grira shtojmë 100gr sheqer, ½ lëng limoni. Më pas në një enë tjetër kuzhine tunden vezët me 100gr sheqer, shtohen margarina, sheqer vanilja, kanellë, lëvorja e limonit e kaluar në rende dhe gradualisht mielli me pluhur për pjekje. I përziejmë mirë të gjitha së bashku deri sa të fitojmë një brumë të butë.
Brumi i butë ngjeshet pak dhe ndahet në dy pjesë. Njëra pjesë rrafshohet në tepsi shporeti të lyer me yndyrë, e mbi të hidhen mollat e përgatitura më parë. Pjesa tjetër e brumit rrafshohet në një plastmasë të prerë sipas madhësisë së tepsisë, pastaj vendoset me kujdes mbi mollë.
Piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C në fillim, pastaj temperatura ulet në 180 gradë C. Pasi të largohet nga furra e të ftohet pak, i hidhet sheqer pluhur dhe pritet në katrorë të vegjël. Ju bëftë mirë!