Kjo tortë me nutella është shumë e shijshme dhe e papërmbajtshme për të gjithë. Përgatitet shum lehtë, nuk kërkon shumë përbërës dhe të shkrihet në gojë me shijen që ka!
Përbërësit:
- 1 vezë e plotë
- 100gr sheqer
- 80ml vaj lule dielli
- ½ lëvore limoni
- 300gr miell
- pak kripë (me majë të gishtave)
- 10gr pluhur për pjekje (baking powder)
- 1 të verdhë veze
- 400gr nutella ose krem lajthie
Përgatitja:
Fillojmë përgatitjen e tortës me nutella, në një enë kuzhine hedhim sheqerin, pak kripë, një vezë të plotë, një të verdhë të vezës, vajin dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine. Shtojmë lëvore limoni të grirë në rende, përziejmë përsëri me tel kuzhine dhe më pas hedhim miellin, pluhurin për pjekje dhe i përziejmë me tel kuzhine përsëri.
E lëmë pak miell për në fund, ia hedhim brumit dhe e ngjeshim me duar derisa të formojmë një kulaçe. Brumin e mbulojmë sipër me një leckë kuzhine dhe e lëmë të qëndrojë në frigorifer për 30 minuta. Pasi të ketë qëndruar në frigorifer e vendosim brumin në tavolinë të përmiellur dhe e hollojmë me holluese.
E vendosim në tepsi ashtu siç e shikoni në fotot më poshtë, e mbushim brendësin me nutella dhe sipër vendosim copëzat e brumit. Pasi torta të jetë gati e mbulojmë sipër me folje kuzhine, e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 10 minuta.
Përgatitet shpejt dhe bëhet shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!