Përbërësit: 200gr biskota të bluara, 30gr kakao, 20gr sheqer, 130ml qumësht, 100gr kokos, 70gr sheqer pluhur, 1 sheqer vanilje, 130gr margarinë.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë 200gr biskota të bluara, më pas tek biskotat shtojmë 30gr kakao, 20gr sheqer dhe i përziejmë mirë me lugë. Më pas tek ena shtojmë 130ml qumësht, e përziejmë masën mirë me lugë pastaj e ngjeshim me duar ashtu siç e shikoni në video.
Më pas në një enë tjetër shtojmë 100gr kokos, 70gr sheqer pluhur, një sheqer vanilje dhe i përziejmë për pak me lugë. Pastaj shtojmë tek ena 130gr margarinë, e ngjeshim margarinën së bashku me kokos dhe sheqer pluhur ashtu siç e shikoni në video.
Më pas marrim një qese kuzhine dhe e shtrijmë masën e parë që e kemi përgatitur me biskota ashtu siç e shikoni në video. E shtrijmë mirë duke i vendosur një qese kuzhine sipër me anë të hollueses, masën me kokos e vendosim në mes të petës dhe e shtrijmë mirë me lugë, pastaj me ndihmën e qeses së kuzhinës i japim formë e rolës ashtu siç e shikoni në video.
Ëmbëlsirën e vendosim të qëndrojë në frigorifer për 1 orë, më pas e largojmë ia heqim qesen e kuzhinës dhe e presim me anë të një thike, më pas është e gatshme për shërbim. Një ëmbëlsirë super e shpejt dhe shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!