Përbërësit: 300gr keksa të bluar, 200gr margarinë të shkrirë, 2 lugë sheqer.
Për kremin: 1 litër qumësht, 1 puding vanile, 4 lugë niseshte, 3-4 lugë sheqer, 50gr margarinë, 1 sheqer vanile.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 300gr keksa të bluar (çfarëdo keksa që keni dëshirë), më pas në keksat e bluar shtojmë 2 lugë sheqer, 200gr margarinë të shkrirë dhe i ulim keksat me të duke i përzier mirë me lugë.
Pasi të formohet një masë nga keksat, i shtojmë në kallep dhe i shtrijmë mirë i shtypim në fund të kallepit. Më pas përgatisim kremin me të gjithë përbërësit që i kemi cekur më lartë, i shtojmë të gjitha në qumësht të vluar dhe i ziejmë në temperaturë mesatare duke i përzier vazhdimisht deri sa të trashet kremi.
Pasi kremi të jetë gati, e hedhim mbi keksat që i kemi vendosur në kallep e shtrijmë mirë me një lugë dhe e lëmë të qëndrojnë në frigorifer për 2 orë më pas e servojmë. Sipas dëshirës sipër mund ti hidhni arra të bluara ose keksa të bluar, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Merita. Përgatitet shumë shpejtë dhe bëhet shumë e shijshme, duhet ta provoni sepse ka një shije të mrekullueshme. Ju bëftë mirë!