Tortë me kafe dhe arra

Brumi:

50gr arra të bluara shumë, 225gr sheqer, 225gr gjalpë në temperaturë dhome, 200gr miell i bardhë, 4 lugë sheqeri neskafe e tretur në një lugë gjelle ujë të valë, 2 lugë e gjysmë të sheqerit pecivë (pluhur për pjekje), ½ lugë sodë bikarboni, 4 vezë të mëdha në temperaturë dhome, 4 lugë gjelle qumësht.

Filli:

600gr sheqer pluhur, 250gr krem djathi të ftohtë prej frigoriferi, 100gr gjalpë në temperaturë dhome pa kripë, 2 lugë çaji neskafe të shkrirë në një lugë çaji ujë të valë.

(Përzihen të gjithë me mikser)

Përgatitja:

Për petën, përbërësit e terur edhe të lëngët i përziejmë ndamas pastaj i bëjmë bashkë me mikser dhe i tundim mirë. Brumi ndahet në dy pjesë dhe piqet në tepsi rreth 22 cm.

Duhet ta piqni së pari njërin brum pastaj brumin tjetër në temperaturë 175 gradë celcius rreth 25-30 min. Testojeni me rrëmojse në mes.Tepsija shtrohet në fund me letër për pjekje dhe lyhet me gjalpë. Lëreni të ftohet komplet mirë para se t’ia hidhni fillin. Ju bëftë mirë !

Këshillë: Nëse ia hidhni fillin tortës të vakët, gjalpi në fill shkrihet. Fillin bëjeni pasi të ftohet tortja nëse e bëni më herët ruajeni në frigoriger.

Receta u rekomandua për pergatit.com nga Nora Xhema.

14264204_10154041294508668_1068664735061354952_n 14264957_10154041294418668_3114612053670028273_n14316716_10154041294628668_7439765834106255690_n14316745_10154041294383668_1132296031101415709_n