Ëmbëlsirë bardhë e zi

Përbërësit:

2 vezë, 2 lugë miell, 2 lugë sheqer, një lugë kakao (plot) dhe maje luge pluhur për pjekje.

Shurupi:

100ml ujë, 2 lugë sheqer

Kremi i bardhë:

500ml qumësht, 40gr miell, 40gr nisheste, 5 lugë sheqer, 100gr margarinë.

Glazura:

100gr çokollatë, 2 lugë vaj, një lugë qumësht.

Udhëzimet:

Përziejmë të bardhat me sheqerin derisa të bëhet një shkumë e fortë. Shtojmë të verdhat një nga një duke i përzier vazhdimisht. Përziejmë miellin, kakaon dhe pluhurin për pjekje. Kallepin me madhësi 19×19 e lyejmë, e mbulojmë me letër për pjekje dhe e qesim masën e brumit. E pjekim në 200 grade për 15-20 minuta. (Pjekjen e vërtetojmë me rrëmojce).

Pandispanjen e pjekur e lëmë në po atë kallep të ftohet. Derisa të ftohet peta, pergadisim kremin. Në një enë përziejmë nishesten, miellin dhe sheqerin me pak qumësht të ftohët, kurse pjesën tjetër të qumështit e vëmë të vlojë.

Pasi qumështi vlon e përziejmë me masën e përzier dhe e përziejmë derisa të trashet kremi. E përziejmë vazhdimisht në mënyrë që kremi të zihet njëtrajtshëm dhe të mos bëhen kokërrza. Kremin e trashur e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak. Në ndërkohë e përziejmë margarinën e mbajtur në temperatur të ambientit derisa të bëhet masë kremoze.

Masën e kremit e shtojmë tek margarina e tundur (jo të kundertën) dhe përziejmë derisa të bëhet një masë homogjene. Petën e pandispanjes e lagim me shurupin të cilin e ziejmë me ujin dhe sheqerin për 5 minuta dhe shurupin e nxehtë e qesim tek peta e pandispanjës të ftohet.

Pastaj përsipër petës së pandispanjës i qesim kremin e bardhë dhe e rrafshojmë mirë me lugë. Mbi kremin e bardhë qesim glazurën me çokollatën e shkrirë me vajin dhe qumështin. Ëmbëlsiren e lëmë të ftohet dhe më pas e presim sipas deshirës.

Ju bëftë mirë!