Gjalpi është zakonisht shumë i fortë kur e nxirrni nga frigoriferi. Është e vështirë që ai të përdoret menjëherë për pjekje apo për shtrirje në një copë tosti.
Duke e përdorur një gotë dhe disa hapa të thjeshtë, ju mund të fitoni gjalpin më të mirë brenda pak sekondash, pa e prishur gjithë pjesën tjetër të gjalpit të cilin duhet ta futni përsëri në frigorifer.
Ky është triku i thjeshtë:
Hapi 1
Vendoseni sasinë e gjalpit që ju nevojitet në një pjatë.
Hapi 2
Mbusheni një gotë me ujë të nxehtë dhe lëreni të qëndrojë për një minutë.
Hapi 3
Zbrazeni gotën dhe mbulojeni gjalpin me të dhe lëreni të qëndrojë për një minutë ose dy.
Dhe tani e keni gjalpin e duhur, të butë por jo të shkrirë! /pergatit.com