ëmbëlsirë

Ëmbëlsirë super e shpejt me kakao dhe grizë

Këta janë përbërësit për ëmbëlsirë:

  • 4 vezë
  • 12 lugë sheqer
  • 12 lugë qumësht
  • 12 lugë vaj
  • 6 lugë miell
  • 6 lugë grizë (bollgur)
  • 3 lugë kakao
  • ½ pluhur për pjekje (pecivë 5gr).

Sherbeti:

  • 700ml qumësht
  • 12 lugë sheqer.

Për lyerje dhe dekorim:

  • 300ml ajkë (hopla)
  • çokollatë e shkrirë

Kështu bëhet përgatitja:

Fillojmë përgatitjen për këtë ëmbëlsirë të shijshme, së pari marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë një nga një, të gjithë përbërësit që i kemi cekur më lartë duke i përzier mirë të gjitha që i shtojmë me mikser ose me tel kuzhine.

Këtë masë e përziejmë vazhdimisht me mikser, pastaj e bëjmë bashkë miellin me pluhurin për pjekje, e shtojmë tek ena me përbërësit e tjerë dhe e përziejmë përsëri me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene ashtu siç e shikoni në video.

Tek masa shtojmë 3 lugë gjelle kakao dhe e përziejmë mirë me mikser, këtë masë më pas e hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe të spërkatur me pak miell me madhësi 22x30cm. E vendosim në furrë dhe e lëmë të piqet në temperaturë 180 gradë C për 25 minuta.

Derisa e pjekim bëjmë gati sherbetin, në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë qumështin, sheqerin dhe e vendosim në zjarr duke  e përzier në temperaturë mesatare por jo që të vloj. Pasi të piqet e largojmë nga furra, ia bëjmë disa vrima sipër me anë të një shkopi (rrëmojse) dhe më pas ia hedhim qumështin e nxehtë sipër deri sa ta pijë të tërin.

Pastaj bëjmë gati kremin për lyerje, në një enë kuzhine shtojmë ajkën, e tundim me mikser derisa të bëhet një krem i trashë dhe pastaj e lyejmë tortën sipër me të. Krejt në fund tortën e presim në copëza katrore, e shërbejmë në pjata dhe më pas e dekorojmë sipër me çokollatë të shkrirë. Ju bëftë mirë!