receta

Receta origjinale e tortës Snickers

Sot do të ndajmë me ju recetën e tortës së famshme me Snickers, ashtu siç e përgatisin në Kazakistan, prej ku edhe ka dalë receta e kësaj torte. Ajo është mjaft e shijshme dhe pasi ta hani, do të ju pëlqejë shumë.

Përbërësit për brumin

  • 5 vezë (vetëm të bardhat)
  • 120g sheqer
  • 5 vezë (vetëm të verdhat)
  • 40gr sheqer
  • 100ml vaj
  • 160ml ujë i nxehtë
  • 50gr kakao
  • 190gr miell
  • 1 pako pluhur për pjekje

Për sosin e karamelit

  • 150gr sheqer
  • 150ml krem qumështi
  • 120gr gjalpë
  • 120gr fëstëk

Për kremin

  • 200gr djathë Mascarpone pa kripë
  • 200gr djathë Cremette ose Philadelphia
  • 500ml krem qumështi
  • 200gr sheqer pluhur

Për lyerje

  • 270gr çokollatë të zezë për shkrierje
  • 100ml vaj
  • 90gr fëstëk

Përgatitja e brumit

Që receta të funksionojë, ujin e nxehtë e hedhim në kakao dhe e përziejmë mirë me lugë gjelle. Pastaj në të hedhim vajin dhe vazhdojmë ta përziejmë mirë derisa të përzihet mirë. Në një enë, hedhim të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me 40gr sheqer duke përdorur mikserin. E përziejmë mirë derisa masa të bëhet kremoze.

Në një enë tjetër, hedhim të verdhat e vezëve dhe i përziejmë me 120gr sheqer duke përdorur mikserin. Masën e përziejmë derisa të bëhet kremoze dhe të trashet. Pastaj, në të hedhim kakaon, siç e përgatitëm me ujë dhe vaj. I përziejmë mirë me mikser derisa masa të marrë krejtësisht formën e çokollatës.

Në të hedhim miellin e përshtatshëm për ëmbëlsira dhe e përziejmë mirë me mikser. Masën e fituar nga të bardhat e vezëve, e hedhim në këtë masë dhe e përziejmë mirë. E bëjmë gati kallëpin e rrumbullakët, duke i shtruar letër kuzhine dhe e hedhim brumin në të. E rrafshojmë mirë dhe e fusim në furrë për ta pjekur dhe e kontrollojmë herë pas here. Pas pjekjes, kur të jetë ftohur e heqim nga kallëpi dhe letra kuzhinës dhe e presim në tri pjesë.  

Përgatitja e sosit të karamelit

Në një tenxhere të ngrohur paraprakisht, hedhim 150gr sheqer dhe e përziejmë kohë pas kohe deri të fillojë të marrë ngjyrë karameli dhe të shkrihet. Kur të shkrihet, ia hedhim gjalpin, e përziejmë mirë dhe pastaj ia hedhim krem qumështin. Krejt këtë masë e përziejmë duke vluar dhe në fund ia hedhim 120gr fëstëk. E largojmë nga nxehtësia dhe e hedhim me një enë.

Përgatitja e kremit

Që receta të mos dështojë, në një enë hedhim djathin Cremette ose Philadelphia, djathin Mascarpone dhe krem qumështin. I përziejmë mirë me mikser dhe gjatë procesit ia hedhim edhe sheqerin. Përzieni mirë derisa kremi të trashet.

Pasi kremi është gati, marrim kallëpin dhe e vendosim në tepsinë të cilën duam ta kemi tortën. Marrim shtresën e parë të tortës dhe e vendosim brenda kallëpit. Sipër ia hedhim sosin e karamelit por jo krejt.

Pastaj ia hedhim kremin, përsëri jo krejt. E rrafshojmë mirë dhe vendosim shtresën e dytë të brumit sipër. E lyejmë sipër me sosin e mbetur të karamelit dhe ia hedhim kremin por jo krejt, njëjtë si shtresës së parë. Dhe në fund, e vendosim edhe shtresën e tretë të brumit sipër, duke e bërë tortën me tri shtresa. Sipër saj hedhim kremin e mbetur dhe e rrafshojmë mirë. Tortën e largojmë nga kallëpi dhe e vendosim në telin e furrës, për ta bërë gati për lyerje.

Shkrijmë çokollatën e zezë në avull. Pasi të jetë shkrirë ia hedhim vajin dhe fëstëkun dhe e përziejmë mirë. E lyejmë krejt tortën me të, duke e përdorur një lugë gjelle dhe e lëmë të pushojë që çokollata të ngrihet. Pasi jetë ngrirë çokollata, receta funksionoi dhe ëmbëlsira është gati për t’u ngrënë. Ju bëftë mirë!

Këshilla shtesë: Nëse nuk e dini djathin Cremette ose Mascarpone, i shihni më poshtë në foto.

Kurse, kjo është videoja e përgatitjes së kësaj torte: