Tortë Nutella

Kjo tortë Nutella të lë pa fjalë nga shija e mrekullueshme që ka, përgatitet shpejt dhe me pak përbërës. Fare lehtë mund ti befasoni mysafirët tuaj me një ëmbëlsirë të tillë.

Përbërësit për tortë Nutella:

  • 4 vezë
  • 200gr sheqer
  • 1 sheqer vanilje
  • 225ml vaj
  • 250ml qumësht
  • 300gr miell
  • 1 pluhur pjekje (pecivë)
  • 3 lugë gjelle kakao
  • 100ml qumësht i ftohtë

Përbërësit për kremin:

  • 500ml ajkë
  • 2 lugë gjelle forcues kremi
  • 500gr mascarpone
  • 6 lugë gjelle Nutella

Për dekorim sipër:

  • 200gr çokollatë
  • 100ml qumësht i vluar

Përgatitja:

Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 4 vezë, 200gr sheqer, 1 sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë me mikser për disa minuta. Më pas tek masa shtojmë 225ml vaj, 250ml qumësht dhe e përziejmë përsëri masën me mikser ashtu siç e shikoni në video.

Pastaj tek masa shtojmë 300gr miell, 1 pluhur për pjekje, 3 lugë gjelle kakao dhe të gjithë këta përbërës i hedhim në një site dhe duke i tundur përbërësit i hedhim tek masa ashtu siç e shikoni në video. Masën e përziejmë përsëri mirë me mikser për pak minuta.

Marrim një tepsi në formë katrore dhe e lyjemë me gjalpë, më pas masën e hedhim në tepsi dhe e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë C për 20-25 minuta. Pasi ëmbëlsira të piqet, e largojmë nga furra dhe sipër i hedhim 100ml qumësht të ftohtë, ëmbëlsirën e lëmë pak të ftohet ndërkohë që përgatisim kremin.

Në një enë kuzhine shtojmë 500ml ajkë dhe e përziejmë me mikser, ndërkohë duke e përzier i shtojmë 2 lugë gjelle perforcues kremi. Në një enë tjetër shtojmë 500gr mascarpone, 6 lugë gjelle Nutella dhe i përziejmë me mikser, më pas tek kjo masë e hedhim ajkën e përgatitur më parë ashtu siç e shikoni në video.

E lyejmë sipër ëmbëlsirën me masën e kremit duke e shtrirë mirë me lugë dhe e lëmë për 1 orë ashtu që të ftohet, pasi të ftohet ëmbëlsira sipër i hedhim çokollatë të shkrirë me qumësht të vluar, më pas e lëmë të qëndrojë në frigorifer për 4 orë. Bëhet shumë e shijshme dhe përgatitet shumë shpejt. Ju bëftë mirë!