Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator, një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet nga kontakti me pështymën e infektuar. Një person i infektuar mund të përhapë viruset në ajër nëpërmjet kollës apo teshtimave.
Virusi i fruthit mund të jetojë në sipërfaqe për disa orë, kështu që mund të futet në rrugët e frymëmarrjes nëpërmjet ajrit, duke infektuar dhe persona të tjerë.
Instituti i Shëndetit Publik këshillon që të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse dyshoni të keni disa shenja të fruthit, apo nëse nuk jeni të vaksinuar ndaj fruthit dhe keni rënë në kontakt me një person të sëmurë.
Në këtë rast ju duhet të bëni vaksinën e fruthit brenda 72 orëve, për të parandaluar infeksionin. Këshillohuni me mjekun tuaj për këtë. Por a e dini cilat janë simptomat e tij?
Kjo video më poshtë, e publikuar në Facebook nga faqja Ndryshe, tregon simptomat e hershme të fruthit që të gjithë njerëzit duhet t’i dinë.
Shikojeni videon më poshtë dhe shpërndajeni këtë artikull pasi mund ta ndihmoni shumë dikë duke ia treguar këto simptoma.