Krofne të lehta

Përbërësit:

500ml qumësht i vakët, pak tharm buke, 4 vezë, 3 lugë buke sheqer, një lugë buke krip,
1kg miell, 4 dcl vaj për fërgim.

Përgatitja:

Përziejmë tharmin me pak qumësht të vakët dhe i hedhim pak sheqer e pak kripë nga masa që përmendëm më lart. E lëmë 10 min deri sa të vie. Pastaj aty qesim edhe kripën dhe sheqerin tjetër dhe 4 të verdhat e vezëve. I përziejmë me dorë gradualisht, duke shtuar miellin dhe duke i shtuar të bardhat e vezëve një nga një.

I përziejmë ashtu deri sa të formohet një brum i cili nuk të ngjitet për duar. Pastaj brumin e qesim në një enë dhe e mbulojmë e lëmë deri sa të vie. Kur të vie brumi e përziejmë me duar të lagura në ujë. Përsëri e lëmë të vie dhe kështu 2 apo 3 her e përsërisim këtë procedurë, në fund e qesim mbi tavolinë i qesim pak miell dhe e hollojmë me hollues.

Me gotë uji nxjerrim forma të rrumbullakta dhe i lëmë të mbuluara ashtu për gjysëm ore. Ngrohim vajin dhe krofnet fillimsht i rrotullojmë (ana që ka qenë përmbi e qesim në vaj më së pari) dhe i qesim të fërgohen. Përmbi iu qesim sheqer pluhur, apo i mbushim me marmelatë ose eurokrem.

Ju bëftë mirë!