Kjo akullore biskotë përgatitet shumë shpejtë, është tepër e shijshme dhe ka vetëm tre përbërës. Të gjithë do ta dashurojnë këtë recetë, provojeni!
Përbërësit:
- 400gr krem pana për ëmbëlsira
- 200gr qumësht i kondensuar
- Biskota
Përgatitja:
Rriheni kremin dhe shtoni qumështin e kondensuar. Vendosni biskotat në tepsi, shtoni kremin dhe mbulojini me biskotat tjera. Vendoseni në ngrirës (friz) për 5 orë dhe shërbejini. Ju bëfshin mirë!
Për më shumë, shikojeni videon e përgatitjes më poshtë: