Receta

Receta shtëpiake kundër djegies nga dielli

Mësoni se si mund ta përdorni sodën e bukës për ta përmirësuar shëndetin dhe bukurinë. Soda e bukës mund të përdoret për arsye të ndryshme shëndetësore, disa prej të cilave janë këto më poshtë.

Deodorant natyral

Një përzierje e sodës me ujë mund të aplikohet ndër sqetulla për t’u përdorur si një deodorant.

Eksfoliator

Mund të hiqni lëkurën e vdekur nga fytyra duke aplikuar një përzierje të sodës dhe ujit dhe duke e fërkuar atë në fytyrën tuaj në lëvizje rrethore.

Zbutës i lëkurës

Aplikoni një pastë të sodës dhe ujit në duar dhe këmbë, për t’i zbutur ato.

Kundër djegies

Soda e bukës mund t’ju ndihmojë kundër djegieve nga dielli, skuqjeve alergjike, kafshimit të insekteve apo reaksioneve të ndrysmë thjeshtë duke e vendosur në zonën e prekur.

Pastrues i flokëve

Shtoni pak sodë në shampon dhe aplikojeni atë si zakonisht në flokë për të hequr papastërtinë. Mund ta përdorni sodën për ta pastruar skalpin ose për t’i krehur flokët më mirë.