Këto biskota me kokos janë tepër të shijshme dhe të lehta për t’u përgatitur. Bëhen shpejtë dhe nuk ka nevojë për shumë përbërës.
Përbërësit:
- 2 vezë
- 100gr sheqer
- 100gr kokos
- 100gr miell
- 1 lugë çaji maja buke
Përgatitja:
- Përzieni vezët me sheqerin.
- Shtoni kokosin, miellin dhe majën.
- Lëreni brumin të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
- Formoni biskotat dhe piqni në 180 gradë C për 15 minuta.
Ju bëfshin mirë!
Për më shumë, shikojeni videon e recetës më poshtë: