Përbërësit: Peta e bardhë: 6 të bardha vezësh, 6 lugë sheqer, 5 lugë miell, 1/2 filxhan kafeje, vaj, lëvore limoni. Peta e kafët: 5 vezë, 5 lugë sheqer, 5 lugë arra të bluara, 2 lugë miell. Filli i verdhë: 6 të verdha vezësh, 6 lugë sheqer 6 lugë miell, 6 dcl qumësht, 250 gr.margarinë i zbutur, 1 vanilje.
Filli i zi: 2 dcl qumësht, 8 lugë sheqer, 2 lugë kakao, 100 gr.çokollatë, 125 gr.margarinë, 100 gr.arra të bluara, 100 gr.arra të grimcuara, 200 gr.keks të bluar, 2-3 lugë rum. Glazura: 200gr çokollatë
Udhëzimet: Tundet peta e bardhë dhe derdhet në gjysmën e tepsisë katrore të shporetit, të shtruar me letër të yndyrshme dhe të ndarë me një shirit kartoni. Tundet edhe brumi për petën e zezë dhe derdhet në gjysmën tjetër të tepsisë. Piqen në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C.
Tunden 6 të verdhat e vezëve me sheqer. Shtohet mielli, përzihet mirë dhe masa hidhet në qumësht të vakët duke e përzier ose tundur vazhdimisht gjersa të vlojë dhe të trashet. Pasi të ftohet pak, shtohet margarini i prerë në copa të vogla dhe vanila. Të gjitha tunden mirë. Në qumësht të nxehtë me sheqer, duke e përzier, hidhet kakaoja, çokollata e grimcuar, margarini i prerë në copa të vogla, arrat e bluara, arrat e grimcuara, keksi i bluar dhe rumi.
Udhëzime: Filli i kaftë gatuhet në formë sallami dhe vendoset në mes të tabakut, ku do të vendoset torta. Lyhet me një pjesë të fillit të verdhë. Mbulohet me petën e bardhë të spërkatur me qumësht. Lyhet me fillin e verdhë. Mbulohet me patën e kaftë të spërkatur me rum ose lëng porokalli. Lyhet me fillin e verdhë. Pasi të ftohet dhe të forcohet filli, mbi hidhet glazura e përgatitur me 200 gr.çokollatë të shkrirë në avull me 2 lugë qumësht dhe 3 lugë vaj. Pasi të ftohet mirë, pritet në pjesë 11/2 cm trashësie. Ju bëftë mirë!