Pitalka

Përbërësit:

600gr miell, 300ml ujë të vakët, 6 lugë vaj, një lugë sheqer, një lugë e vogël kripë, maja birre.

Përgatitja:

Në një enë hedhim ujin e vakët, maja birren, sheqerin dhe e lëmë të fermentohet. Miellin e përziejmë me kripen dhe i shtojmë ngadalë ujin dhe maja birren e fermentuar.

Shtojmë vajin dhe e përziejmë brumin ngadalë derisa të mos ngjitet për duar. Masën e lëmë të vij për 30 minuta në vend të ngrohët, ndajmë me pas 6 toptha të cilet i mbulojmë në tavolinë edhe për 30 minuta.

Pastaj secilin topth e hollojmë në 0.5 cm trashësi, i lëmë ashtu të mbuluar edhe për 15 minuta. Tepsinë ku do ti pjekim e mbulojmë me letër për pjekje, marim me dorë ngadalë duke i radhitur jo shumë afër njëra tjetrës (mund të duhen dy tepsia, piqet njëra e pastaj tjetra). Pjekim secilën për 15 minuta në 250 gradë. Ju bëfshin mirë !

Na bëni Subscribe në Youtube