Kjo është receta e bukëve më të buta për sandviç që i keni ngrënë ndonjëherë. Receta është e lehtë dhe bukët përgatiten aq shpejtë dhe aq të buta bëhen sa që do t’ju pëlqejnë gjithmonë.
Përbërësit:
- 240ml (një gotë) qumësht të ngrohtë
- 1 lugë të mesme sheqer
- 1 vezë
- 7g (1.5 lugë çaji) maja buke
- 440g (3 gota e gjysmë) miell
- Gjysmë luge të mesme kripë
- 30g (2 lugë të mesme) gjalpë të butë
Përgatitja:
Përzieni qumështin e ngrohtë me sheqerin, vezën dhe kripën. Spërkateni me maja buke dhe rrihni mirë për t’i përzier. Shtoni miellin e situr në përbërje dhe përzieni deri të formohet brumë i butë.
Hidheni gjalpin e butë në brumë dhe formojeni një top me të. Lëreni të pushojë për rreth 1 orë që të fryhet. Pastaj priteni brumin në 10 copë dhe me çdo copë bëjeni formën e sandviçit (sikur për kifle). Lërini sandviçët të pushojnë për rreth 30 minuta që të fryhen.
Lyeni sandviçët me vezë të rrahur dhe piqni në 180 gradë C për 20 minuta. Ju bëfshin mirë! /Pergatit