Përbërësit: Dy filxhanë të mëdhenj miell që fryhet vet (dmth miell i gatshëm që vjen bashkë me maja buke, por ju mund të përdorni miell normal dhe t’i shtoni pak maja), një filxhan të madh Nutella, dy vezë dhe një vanilje.
Përgatitja: Hedhim në një tas të gjithë përbërësit dhe i ngjeshim me dorë, i bëjmë topa të vegjël sa një arrë dhe i vëmë në një tepsi me letër vaji dhe pjekim në 180 gradë për 10-12 minuta jo më shumë.
Rezultati i recetës së biskotave duhet të jetë diçka si më poshtë: