Bukë të buta për hamburger

Përbërësit: 500gr miell, 8gr farë buke, dy vezë, një lugë të vogël kripë, një lugë të vogël sheqer, 50gr gjalpë të shkrirë, 40ml qumësht pak të nxehtë, 200ml ujë pak të nxehtë, pak qumësht dhe susam për sipërfaqen.

Përgatitja: Hedhim në një tas të madh qumështin, ujin, sheqerin dhe farën e bukës e trazojmë mirë dhe e mbulojmë me një peshqir kuzhine për 15 minuta. Pasi të kalojnë 15 minuta hedhim vezën, gjalpin dhe avash avash miellin dhe në fund kripën (kripën e hedhim në fund sepse djeg farën e bukës dhe nuk fryhet brumi).

Ngjeshim mirë për disa minuta, pastaj e lëmë brumin 30 minuta të fryhet. Ndajmë brumin në topa, i vëmë në tepsi dhe i lëmë prapë 30 minuta të çlodhen dhe të fryhen. Në një pjatë rrahim vezën me pak qumësht dhe i lyejmë, në sipërfaqe hedhim dhe susam dhe pjekim në 200 gradë për 20-25 minuta varet nga furra mbase do dhe më shumë.

Na bëni Subscribe në Youtube