Speca somborka turshi

Përbërësit për turshitë: 5kg speca Somborka, 4 litra ujë, një konzervans, një vinobran, 7 lugë kripë, 5 lugë sheqer, 3 qepë të vogla (i ndan në katër pjesë), 3 thelba të hudhrës, një qese e vogël piper të zi (kokërr), një filxhan (i vogël) i kafesë uthull të fortë.

Përgatitja: Fillimisht specave u hiqen bishtat dhe vendosen në një kavanozë. Në ujë i hedhim kripën, sheqerin, konzervansin, vinobranin dhe piperin e zi. Me të gjithë këta përbërës vlohet uji pastaj i hedhim uthullën dhe në fund këtë ujë të vluar ua hedhim specave përmbi dhe i mbyllim me kapak.

Specat në këtë ujë duhet të qëndrojnë 24 orë, të nesërmen vendosen në kavanoza të tjerë dhe janë të gatshëm për ngrënie. Për 10kg speca dyfishohen përbërësit. Ju bëfshin mirë! /pergatit.com

Na bëni Subscribe në Youtube