Është një pyetje që e bëjnë shumë shpesh të gjithë ata që duan të mbajnë dietë.
Një pjesë e mirë e njerëzve mendojnë se eliminimi i darkës është një zgjidhje e mirë për të bërë gjumë të qetë dhe për më tepër për të mos e rënduar organizmin. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
Atëherë, duhet apo nuk duhet të ha darkë?
Nga studimet e fundit të kryera në Britani, rezulton se njerëzit që eliminojnë darkën kanë më shumë shanse për t’u zgjuar të nesërmen të lodhur dhe pa energji.
Pas studimit të rreth 1000 të pranishmëve, rezultoi se 60% e tyre, që hanin darkë, të nesërmen ishin më shumë energjikë se sa pjesa tjetër që kishte zgjedhur të dobësohej duke eliminuar vaktin e fundit të ditës.
Sipas studiuesve, braktisja e darkës nuk është zgjidhja më e mirë për të rënë nga pesha, pasi gjatë natës, stomaku vijon punën dhe duhet të jetë plot.
Megjithatë, për njerëzit që janë në dietë, ata këshillojnë disa ushqime që në darkë mund t’i konsumojnë më shumë se në ҫdo orë tjetër të ditës.
Jo vetëm sepse ndihmojnë të qetësohesh, por edhe sjellin një gjumë më të qetë:
Kos me fruta, Perime gjysmë të gatuara, Ҫaj jeshil, Qumësht me mjaltë.