xhinse

Çfarë i ndodh trupit nëse rrini me xhinse gjithë ditën

Xhinset kanë qenë në trend për shumë vite dhe janë ende edhe në vitin 2022. Edhe pse mund të ndjeheni të lodhur në fund të ditës dhe të përtoni t’i ndërroni rrobat, por është më mirë t’i hiqni dhe të vishni diçka më të lirshme kur të shkoni në shtëpi.

Në fakt, të vishni xhinse gjithë ditën, sidomos të ngushta, mund t’ju shkaktojë probleme për të cilat nuk jeni fare në dijeni. Ne në Pergatit i dashurojmë xhinset, por preferojmë të veshim diçka më të rehatshme sapo të jemi në shtëpi, sepse t’i mbash xhinset për periudha të gjata kohore mund ta dëmtoni shëndetin në mënyra që as vetë nuk e prisni.

Mund t’ju dhëmbin këmbët

xhinse

Edhe pse mund t’ju duken mjaft trendi, është më mirë të mos i mbani veshur për shumë gjatë dhe të vishni diçka më të lirshme si pantallona ose diçka më sportive sapo të mbërrini në shtëpi. Të kaloni shumë kohë me xhinse të ngushta, sidomos nëse jeni në lëvizje gjatë ditës, mund t’i dëmtoni muskujt dhe nervat e këmbëve. Xhinset dhe rripi i ngushtë mund të shkaktojnë mpirje, dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në pjesën e përparme të kofshëve, një kusht shëndetësor ky i njohur si Sindromi i Xhinseve të Ngushta.

Mund ta ngadalësojë qarkullimin e gjakut

Xhinset tuaja më të pëlqyera mund të jenë zgjedhja e përsosur për të dalë, por a e keni pasur ndonjëherë ndjenjën e këmbëve të lodhura dhe të rënduara? Është më mirë të vishni gjithmonë diçka më të rehatshme. Të vishni rroba që janë shumë të ngushta sidomos në bel, mund të ulë qarkullimin e gjakut dhe t’ua bëjë venave më të vështirë dërgimin e gjakut prapa në zemër dhe organe të tjera, transmeton Pergatit.com.

Mund t’ju shkaktojë thartirë në stomak

Ndoshta e keni vërejtur se xhinset ju kanë lënë shenja të thella dhe të ndjeshme përreth belit nëse i mbani veshur për një kohë të gjatë. Rrobat e ngushta që e shtypin abdomenin mund të shkaktojnë refluks acid, një nga problemet më të zakonshme të zorrëve, nga e cila vuajnë shumë njerëz. Edhe nëse jeni të shëndetshëm dhe nuk keni thartirë në stomak, prapëseprapë do të keni gjasa të keni probleme në të ardhmen nëse vishni rregullisht xhinse të ngushta.

Mund të ndikojë në pozitën/qëndrimin e trupit

Edhe pse xhinset e ngushta mund t’ju bëjnë të ndjeheni më në formë, por në afatgjatë, mund t’ju bëjë të kërruseni gjatë gjithë kohës, duke dëmtuar kështu qëndrimin dhe pozitën e trupit. Xhinset e ngushta e prishin balancin e shëndetshëm mes fundit të shpinës dhe ijëve, duke shkaktuar kështu stres në disqet e shpinës.

Nuk janë të mira për shëndetin riprodhues

Thonë se xhinset janë rroba klasike, por nëse i vishni çdo ditë rrezikoheni të përjetoni infeksione dhe irritomë të ndryshme. Një prej tyre është vulvodinia, një gjendje shëndetësore që karakterizohet me dhimbje kronike në zonën tuaj private. Hulumtuesit kanë gjetur se gratë që veshin xhinse të ngushta 4 herë në javë ose më shumë, kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë vulvodininë, sesa ato që nuk veshin kurrë.

A vishni shpesh xhinse? A i hiqni sapo të mbërrini në shtëpi? Na tregoni në komente.