Çokollata me kokos

Përbërësit: 443ml çokollatë, tri qese kokos dhe qumësht Hopla.

Përgatitja:

Në një tas mesatar, përziejmë kokosin dhe qumështin Hopla duke krijuar një përbërje të trashë dhe ngjitëse. 

Me duar, i japim masës formë drejtkëndëshi dhe ushtrojmë forcë në mënyrë që të ruajmë formën. Pasi formojmë tre-katër drejtkëndësha, lajmë duart, por nuk i thajmë plotësisht. Kjo shërben që masa të mos na ngjitet në duar. 

I vendosim drejtkëndëshat në një letër pergamene dhe i futim në frigorifer për 20 minuta. Duhet ta zbatojmë këtë pjesë të procesit të punës, përndryshe kur të hedhim shtresën e çokollatës, ajo nuk do të qëndrojë si duhet.

Ndërkohë presim çokollatën në copa. Vendosim në një enë dy të tretat e saj dhe i shkrijmë në mikrovalë për 30 sekonda. Përsëritim të njëjtën gjë me pjesën e mbetur të çokollatës.

Heqim masën nga frigoriferi. Marrim dy pirunë. Me njërin heqim shtresat drejtkëndore nga çokollata, ndërsa me pirunin tjetër, heqim çokollatën e tepërt dhe i vendosim në një letër.

Çokollatat i lëmë derisa çokollata e shkrirë të forcohet dhe pastaj e shërbejmë. Ju bëftë mirë!