Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale.
Jo vetëm që është shumë e shijshme, dardha gjithashtu është edhe shumë e shëndetshme për organizmin tonë. Ajo nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.
Gjithashtu dardha në Evropë konsiderohej si simbol i shëndetit, fatit, shpresës dhe ishte mjaftë e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese.
Duhet ta dini se në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdesë që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës e pengojnë funksionimin e tij normal. Për personat që kanë problem me sistemin urinar, rekomandohet të konsumojnë 2-3 gota lëng dardhe në ditë sepse ju ndihmon shumë.
Aftësitë kuruese të dardhës janë:
- Lëngu i dardhës ndihmon në qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
- Është mjaftë e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
- Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.
- Luan rol në uljen e kolisterolit në gjak.
- Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, gjë që ndihmon në personat me artrit urik.
- Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve. /pergatit.com