Disa metoda të thjeshta se si të shpëtoni nga infeksionet urinare

Edhe pse mund t’i lehtësoni dhimbjet dhe simptomat e infeksionit urinar me anë të antibiotikëve brenda pak ditësh, ka disa masa të thjeshta që mund të merrni për të parandaluar rikthimin e tyre.

Që t’i thoni lamtumirë urinimit të shpeshtë, ndjesisë së djegies dhe simptomave të tjera të padëshirueshme, filloni të bëni këto ndryshime. Sekreti është të mbani bakteret larg traktit urinar.

Pini sa më shumë ujë 

Mënyra më e thjeshtë për të parandaluar infeksionet e traktit urinar është të nxirrni bakteret jashtë fshikëzës dhe traktit urinar para se të futen më thellë. Nëse jeni të mirë-hidratuar, nuk do të qëndroni për shumë kohë pa urinuar.

Pastrohuni nga përpara-mbrapa

Bakteret zakonsiht qëndrojnë në pjesën e anusit. Nëse pastroheni nga para-pas, sidomos pasi keni jashtëqitur, rreziku është më i ulët që bakteret të kalojnë në uretër.

Lahuni para se të kryeni marrëdhënie seksuale dhe urinoni më pas

Lahuni me ujë të bollshëm para se të kryeni marrëdhënie seksuale. Kjo ndihmon që bakteret të qëndrojnë larg retrës. Ndërsa urinimi pas seksit ndihmon në nxjerrjen jashtë të çdo bakteri që ka hyrë në traktin urinar.

Qëndroni larg produkteve që shkaktojnë irritim të vaginës

Shmangni pudrat me aromë, deodorantët dhe produkte të tjera që shkaktojnë irritim të vaginës. /pergatit.com