Përbërësit:
10 litra qumësht bio, 5 lugë lëng djathi (në 2 litra qumësht një lugë gjelle), kripë të trash.
Përgatitja:
Së pari e ngrohim qumështin sa e duron dora jo shumë dhe ia hedhim 5 lugë gjelle plotë lëng djathi, e përziejmë mirë dhe e mbulojmë për 30 minuta. Pasi nxihet djathi e përziejmë pak me lugë dhe e hedhim në një kullojse derisa ti largohet hirra, lidhet dhe i hedhim diqka të rënd sipër për 3 orë pastaj e presim në pjesë katrore.
Më pas marrim një enë, shtrojmë kripën dhe e qesim djathin mbi kripë dhe prapë e kryposim sipër, e lëmë ashtu në frigorifer për 48 orë që ta marrë kripën dhe të forcohet më mirë. Kurse për lëngun e djathit, në tre litra hirrë duhet të hedhet 1 litër ujë dhe dy tablla mesatare me kripë të trashë, e vlojmë dhe e lëmë të ftohet më pas e kullojmë. Pastaj në një tas që mbyllet mirë e paloni djathin. E leni ashtu për dy ose tre javë në një vend të freskët dhe bëhet përfektë. Receta u morrë nga maniakë të kuzhinës. Ju bëftë mirë!