Mrekullitë e qepës për trupin tonë

Disa e urrejnë dhe disa e duan por shumë prej tyre e konsiderojnë si mbretërsha e kuzhinës dhe çudi bërëse për shumë sëmundje.

Qysh nga kohët e lashta qepët janë përdorur për trajtimin e një numri të madhë të shqetësimeve shëndetësore. Kjo pasi që vetit e tyre antimikrobiale dhe antiseptike janë veçanërisht të mira për të luftuar shumë sëmundje të zakonshme si për shembull infeksionet e veshit dhe plagët e vogla.

Infeksionet e veshit:

Nëse keni infeksion në vesh dhe ju shkakton dhimbje të tmerrshme, atëherë prisni qepët imët dhe i vendosni në një napë (leckë për kullosje) të palosur në dysh. E vendosni napën sipër veshit që ju dhembë dhe e lidhni me ndonjë fashë apo vendosni ndonjë kapelë të rehatshme që mos tju rrëshqas. Në këtë mënyrë e mbani deri në 12 orë dhe mund ta zëvendësoni me qepë të freskëta sipas nevojës.

Temperaturën e lartë:

Gjithashtu qepa është shumë e mirë për të luftuar temperaturën e lartë duke vendosur feta të qepëve në tabanin e këmbëve. Vishni sipër çorape të ngrohta dhe duhet ti mbani gjatë gjithë natës për të ju ndihmuar në largimin e toksinave nga trupi.

Largon të përzierat (të vjellurat):

Fillimisht merrni një qepë të madhe dhe e prisni imët më pas lëngun e qepës e shtrydhni nëpërmjet një nape (leckë për kullosje). E vendosni në napë qepën e copëtuar dhe e shtypni në mënyrë që të dalë lëngu prej saj. Pastaj e përgatisni një filxhan çaji mente dhe e lini që të ftohet. I hidhni 2 lugë çaji lëng qepe dhe prisni 5 minuta që të ftohet pak. Pini çajin dhe më pas do të vini re që simptomat tuaja do të largohen brenda 15-20 minutave. /pergatit.com