Ëmbëlsira më e mirë me biskota, pudingë dhe çokollatë. Nga të gjitha ëmbëlsirat me biskota, si kjo ëmbëlsirë më të lehtë dhe më të shijshme nuk ka.
Përbërësit:
- Biskota
Përbërësit për kremin:
- 300ml qumësht i kondensuar
- 300ml krem hopla
- 2 lugë gjelle niseshte misri
- 300ml qumësht normal
- 2 të verdha të vezës
Përbërësit për krem çokollate:
- 300ml qumësht i kondensuar
- 3 lugë gjelle kakao 50%
- 2 lugë gjelle niseshte misri
- 300ml krem hopla
- 300ml qumësht normal
Përgatitja:
Fillojmë përgatitjen e ëmbëlsirës, së pari bëjmë përgatitjen e kremit, në një enë kuzhine hedhim qumështin e kondensuar, niseshten, krem hoplen, qumështin e pa kondensuar (normal), të verdhat e vezës dhe e përziejmë masën mirë me tel kuzhine në temperaturë mesatare, derisa të bëhet një krem i trashë.
E përgatisim tani kremin e çokollatës, në një enë kuzhine hedhim kakaon, niseshten, qumështin e kondensuar, qumështin normal, kremin hopla dhe e përziejmë me tel kuzhine në temperaturë mesatare derisa të fitojmë një masë kremoze çokollate.
Pasi të dy kremat janë gati, marrim tepsin në formë katrore dhe hedhim në të gjysmë e kremit të bardhë. Më pas shtojmë një rend biskota të cilat i lagim paraprakisht në qumësht me ekstrakt vanilje. Pastaj sipër biskotave shtojmë krem çokollatën.
Përsëri sipër krem çokollatës shtojmë një rend tjetër me biskota të lagur në qumësht me ekstrakt vanilje, pastaj shtojmë pjesën tjetër të kremi të bardhë, një rend tjetër me biskota dhe krejt në fund përsëri krem çokollate. Ëmbëlsirën e lëmë në frigorifer të qëndrojë për 4 orë, para se ta shërbejmë e dekorojmë me çokollatë të grimcuar, dredhëza apo çfarëdo frutë tjetër që dëshironi.
Ju bëftë mirë!