Kroketa të skuqura shumë të shijshme që mund ti shërbeni me salcë. Përgatitni për mysafirë të pa pritu dhe për raste festive, janë fantastike.
Përbërësit:
- 2 patate (700gr)
- qepë të reja
- majdanoz
- 2 vezë
- 2 lugë gjelle miell
- hudhër e bluar (mëlmesë hudhre)
- pak piper të kuq
- kripë
Përbërësit për salcën:
- 120gr jogurt ose schmand
- lëvore limoni
- lëng limoni
- tranguj
- hudhër
- vaj
- kripë
Përgatitja e kroketave:
Marrim dy patate i pastrojmë mirë dhe ua heqim lëvoren, më pas patatet i grijmë në rende dhe më pas i hedhim në një enë kuzhine. Para se ti hedhim në enë ua largojmë ujin duke i shtrydhur me duar, më pas marrim qepët e reja dhe majdanozin i grijmë imët me thikë.
Shtojmë qepët e reja dhe majdanozin tek patatet e grimcuara, vezët, miellin, hudhrën e bluar, pak piper të kuq, kripë dhe çfarëdo lloj mëlmese tjetër që dëshironi. I përziejmë mirë të gjitha me lugë dhe më pas marrim një tigan dhe në të shtojmë vajin për fërgim.
Pasi vaji të skuqet, bëjmë kroketa të vogla me duar dhe i hedhim në vaj për fërgim. I rrotullojmë nga të dyja anët derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe pastaj i largojmë nga vaji. Pasi kroketat të jenë gati përgatisim salcë, në enë kuzhine shtojmë jogurtin, lëvoren e limonit, pak nga lëngu i limonit, tranguj të grirë në rende, hudhrën, vajin, kripë dhe e përziejmë mirë me lugë.
Pasi kroketat të jenë gati i shërbeni me salcën e përgatitur. Ju bëfshin mirë!