Vezë të fërguara në tigan me proshutë dhe perime janë një ide dreke super e lehtë për t’u përgatitur. Recetë shumë e shijshme spanjolle që duhet ta provoni.
Përbërësit:
- 6 vezë
- 1 qepë
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 3 thelpinj hudhre
- 200gr domate
- 80gr proshutë
- vaj ulliri
- kripë
- piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht marrim një tigan, e vendosim në zjarre dhe në të hedhim vajin. Më pas në vaj hedhim hudhrën e grirë, qepën dhe i lëmë të fërgohen për pak minuta. Shtojmë pak kripë me maje të gishtave, i përziejmë me lugë druri dhe më pas hedhim specin e kuqë të grirë, specin jeshil.
I përziejmë mirë me lugë druri dhe i lëmë derisa të fërgohen mirë specat me qepën dhe hudhrën. Pasi të jenë fërguar mirë shtojmë proshutën e grirë imët, i përziejmë me lugë dhe më pas shtojmë domatet e grira imët. I lëmë të fërgohen pak dhe domatet derisa ato të lëshojnë lëngun e tyre, në fund sipër shtojmë vezët një nga një dhe ju hedhim sipër pak kripë dhe piper të zi për shije më të mirë.
I mbulojmë sipër me kapak dhe i lëmë për 10-15 minuta derisa të fërgohen dhe vezët. Një drekë super e shijshme është gati për tu shijuar.
Ju bëfshin mirë!