Kjo është metoda më e mirë e përgatitjes së kaçikëve të pulës, që ndoshta nuk e keni ditur më herët. Varni kështu kaçikët dhe darka juaj do të jetë e përsosur!
Përbërësit:
- 8 kaçikë pule
- 1 lugë gjelle sos soje
- Kripë dhe piper
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë çaji spec të kuq të bluar
- 6 patate
- 2 speca
- 2 patëllxhan të zi
- 1 qepë
Përgatitja:
Në një enë, përzieni mishin me sosin e sojës, kripën, piperin, lëngun e limonit dhe specin e bluar. Lërini të marinohen për një orë. Më pas, prisni të gjitha perimet dhe përzieni me vaj, kripë dhe piper.
Varni kaçikët në telin e shporetit dhe perimet lini nën ta. Gatuani të gjitha në 180 gradë C për 40-50 minuta. Ju bëfshin mirë! /Pergatit
Videoja e përgatitjes: