Përbërësit: 250ml hoplla pa sheqer, 100gr çokollatë kuzhine, 100gr çokollatë milka, 1 sheqer vanile, 50gr arra të bluara, 50gr lajthi të bluara, 50gr bajame të bluara, 100gr keksa të bluar, 50gr rrush të thatë, 50gr kokos, 10gr xhelatin (gjedhi), 1 pako jafa keks.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine hedhim 250ml hoplla pa sheqer e vendosim në zjarr dhe e lëmë të nxehet, më pas tek hoplla shtojmë 100gr çokollatë kuzhine, 100gr çokollatë milka dhe e përziejmë hopllan me çokollatat deri sa të shkrihen. Sapo masa të filloj të marr valë, e ndalim zjarrin dhe në të shtojmë xhelatinen (të cilen e tretim paraprakisht me një gjysëm gote çaji me ujë të ftohtë për 5 min).
Më pas e përziejmë mirë masën dhe e lëmë që të ftohet pak në temperaturë dhome, pastaj tek masa shtojmë 1 sheqer vanilje, 50gr arra të bluar, 50gr lajthi të bluara, 50gr bajame të bluara, 100gr keksa të bluar, 50gr rrush të thatë, 50gr kokos dhe i përziejmë mirë duke shtuar secilin përbërës ngadalë me lugë ose me tel kuzhine. Më pas me këtë masë i mbushim format, (të lyera me pak vaj që të mos ngjiten) dhe mbi secilen formë shtojmë nga një jafa keks.
I lëmë të ftohen në frigorifer për 2 orë dhe më pas i nxjerrim ëmbëlsirat nga forma (mund ti bëni me çfarëdo forme që keni dëshirë) sipër i dekoroni me lajthi të bluara. Këto ëmbëlsira përgatiten shpejtë dhe bëhen shumë të shijshme duhet ti provoni. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Vanesa.