Përbërësit: 1kg miell, 500ml ujë të vakët, 50gr maja e njome ose 25gr maja e thatë, 3 luge sheqer, 1 luge kripë, 100ml vaj, majonez, susam, 250gr margarine.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe majen e tretim në ujë të vaket me 1 lugë sheqer, në këtë masë shtojmë sheqerin e mbetur (pra dhe 2 lugë sheqer), kripën, vajin dhe miellin e mbajtur në temperaturë dhome. Masën e përziejmë deri sa të formojmë një brumë të butë (mund të shtoni akoma miell) me rëndësi që brumi të jetë i butë dhe të mos ngjitet për duar.
Menjëherë fillojmë procedurën në tavolinën e punës të cilen e kemi permiellur dhe në të shtojmë brumin (nuk lëmë as majen të fërmentohet, as brumin të dyfishojë vëllimin). Nga brumi ndajmë 5 toptha të cilët i bëjmë të gjatë dhe të cilët i ndajmë dhe nga 10 toptha të vegjël secilin.
Secili topth të vogël e hollojmë në petë me formë ovale dhe e mbështjellim në formeë roleje, më pas i radhisim në tepsi të lyer me pak margarinë ose vaj. Nga kjo masë brumi, mbushen 2 tepsia të mëdha të shporetit të rrymës. Pastaj i lëmë për 2 orë në ambient të ngrohtë të mbuluara me leckë kuzhine.
Kiflet e fryra i lyejmë me majonez (kjo është e veçanta e kësaj recete) dhe shtojmë susam sipër sipas dëshirës. Kiflet i pjekim në temperaturë 200 gradë C për 25-30 minuta apo derisa të marrin ngjyrë të kuqrremtë duke pasur kujdes të mos digjen.
Në ndëkrohë shkrijmë margarinën derisa të vlojë por mos të digjet, pastaj secilen kifle të ngrohtë i lagim me nga 2-3 lugë margarine (ose ashtu siç janë në tepsi u hedhim nga gjysma e margarinës në secilen tepsi sipër kifleve).
Ju bëfshin mirë!