Mini pica të shpejta për 10 minuta

Përbërësit: 600gr miell, 1 pluhur për pjekje, 10gr maja (kvasac), ½ lugë sheqer, ½ lugë kripë, 50gr margarinë, 100ml kos (shmant ose pavllakë), 250ml ujë të vakët, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 200gr proshutë, 200gr kaçkavall, 10 lugë salcë domatesh, 1 lugë e vogël rigon, 10 kokrra ulliri.

Përgatitja: Fillimisht në një enë shtojmë pak ujë të vaket, sheqerin, majen dhe presim për 2-3 minuta të fermentohet duke e përzier me lugë. Pastaj në një enë qesim majen e fermentuar, shtojmë kripën, margarinën e shkrirë, kosin, dhe pasi e përziejmë pak shtojmë miellin gradualisht të përzier me pluhurin për pjekje, në fund shtojmë edhe vajin e ullirit dhe formojmë një masë brumi të butë.

Brumin e bëjmë në formë të një cilindri të gjatë nga i cili ndajmë 10 toptha (kulaçe) të cilëve u japim formën e rrumbullkët secilit. Pastaj secilin topthë e hollojmë në petës ose me dorë në diameter 12cm. Mini picat i radhisim në dy tepsia të mbuluara me letër për pjekje nga 5 copë.

Pastaj marrim një enë ose një gote me diameter 10cm dhe shtypim secilën në mes, në mënyrë që të formohet një pak si rreth me i ngritur në skajet e minipices. Pastaj secilën e lyejme me salcë domtesh (ose kechap) shtojmë përshuten e grirë, kaçkavallin e grirë në rende dhe rigon.

I pjekim në 200 gradë që të dyja tepsiat përnjëherë, nese e keni furrën me ventilim, kurse një nga një në furrat e zakonshem në 220 gradë C. Pas pjekjes secilen minipice e shpojmë në mes me maje thike deri në fund në mënyrë që masa e lengshme të depërtoj në fund dhe brumi të jetë me i butë.

I servojmë sipas dëshirës të nxehta me kokrra ulliri, përgatiten shpejtë dhe janë shumë të shijshme. Ju bëfshin mirë!