Parketi nuk lahet si pllakat, bëjeni këtë që mos ta dëmtoni më atë

E njohim të gjithë atë ndjenjë që na kaplon në kohën e lirë kur jemi në shtëpi. Të rregullojmë, të sistemojmë, të renovojmë apo riparojmë mobilje apo sipërfaqe të veçanta.

E njëjta gjë ndodh dhe për parketin e shtëpisë, dhe kthimi nga pushimet është koha për të rinfreskuar apo bërë rregullime të vogla në shtëpi.

Solucionet e ndryshme ose uji, trajtojnë nevojat më bazike, por në treg ka dhe produkte me specifike vetëm për parkete druri. Në përgjithësi të gjitha këto produkte kanë një përdorim shumë të thjeshtë dhe i rikthejnë jetën drurit të parketit tuaj.

Si fillim, mirëmbatja e parketit kërkon që ky të jetë i pastër nga njolla të dryshme. Mund të përdorim produkte në formë xheli dhe t’i përhapim me një furçë. Më pas mbasi është tharë, kalohet solucioni i cili ndihmon që parketi mos dëmtohet nga rrezet UV, duke valorizuar dhe të gjitha lulet natyrale që ka druri.

Disa produkte duhen tundur mirë përpara përdorimit, sidomos ato që janë të gatshme, zakonisht përdorim furçën dhe lyejmë me dy shtresa ambientet e brendshme dhe tre shtresa ato të jashtme. Prekja e fundit që i bëhet parketit është boja. Për këtë pjesë mund të përdorim penelin, rulin apo sprucin, sipas sipërfaqes që kemi.

Shumë bojra kanë nevojë të treten bashkë me një diluent, por është gjithmonë e këshillueshme që të ndjekim me kujdes të gjitha instruksionet e shënuara në paketim. Mos harroni që duhet të lyejmë parketin me disa shtresa, më interval nga njëra tjetra, në mënyrë që hapësira e lyer të thahet sa më mirë.