çokollatë

Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë

Përbërësit:

  • 200gr çokollatë e zezë
  • 240gr krem i trashë (ajkë)
  • 4 vezë, 50gr miell të bajameve
  • 50gr sheqer i kafet
  • 20gr miell të bardhë

Përgatitja:

Fillimisht i ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat, më pas të bardhat e vezëve i përziejmë me mikser deri sa të bëhet një krem i trashë. Çokollatën e shkrijmë në temperaturë mesatare dhe më pas e përziejmë me kremin e trashë (ajkën).

Tek kjo masë shtojmë 50gr sheqer të kafet, të verdhat e vezës ashtu siç e shikoni në video duke e përzier mirë me tel kuzhine, më pas shtojmë 50gr miell të bajameve, 20gr miell të bardhë dhe të bardhat e vezëve që i kemi përzierë më parë.

Këtë masë më pas e hedhim në tepsi dhe e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë C për 25 minuta. Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë që të ftohet mirë. E presim me kujdes me thikë, më pas e shërbejmë me copëza çokollate dhe kafe. Ju bëftë mirë!