Toptha me kokos dhe çokollat që ju lënë pa fjalë me shijen e mrekullueshme që kanë, patjetër duhet ti provoni.
Përbërësit:
- 250gr mascarpone
- 80gr sheqer
- 150gr miell kokosi
- krem çokollate ose nutella,
- 1 pako kokrra kokosi
Përgatitja:
Në një enë kuzhine shtojmë mascarpone, sheqerin dhe i përziejmë mirë me anë të një piruni. Më pas tek masa shtojmë kokosin, e përziejmë përsëri mirë me një pruni derisa të bëhet një masë e trashë. Marrim pak nga masa me duar duke e shtrirë pak me duar, vendosim në mes një lugë të vogël çokollatë dhe më pas i japim formën e topthit.
Pasi ti bëjmë toptha i fusim në kokrra kokosi, duke i rrotulluar nga të gjitha anët dhe më pas i lëmë të qëndrojnë në frigorifer për 30 minuta. Shërbeni të ftohta, ju bëfshin mirë!
Këshillë:
Ky është miell kokosi
Ky është kokos me kokrra që e përdorim zakonisht