Waffle sanduiç është një recetë e lehtë, e shijshme dhe shumë e shpejtë për t’u bërë.
Përbërësit për brumin:
- 2 vezë
- 250ml qumësht
- ½ qese (8gr) pluhur për pjekje (baking powder)
- 60ml vaj lule dielli
- miell tip 00 250gr
- 2 lugë gjelle djathë parmezan i rrendur
- qiqra (opsionale) për shije
Për mbushje:
- 200gr proshutë
- 200gr djathë për lyerje çfare të dëshironi
- 1 domate
- fleta sallate marula
Përgatitja:
Thyeni vezët në një enë kuzhine
Vendosni djathin parmezan të rrendur
Shtoni qiqrrat e grira imët
Hidhni vajin e lule diellit
Bashkoni qumështin
Përziejini përbërësit me një mikser elektrik
Shtoni miellin
Pas miellit shtoni menjëherë pluhurin për pjekje (baking powder) dhe përzieni përsëri me mikser elektrik
Përzierja duhet të jetë një lloj brumë i trashë dhe pa gunga
Mbulojeni brumin me qese kuzhine dhe lëreni të qëndrojë në frigorifer për rreth një orë
Pasi të ketë kaluar koha e qëndrimit, nxirreni brumin nga frigoriferi dhe ndizni aparatin për waffle
Duke përdorur lugën, derdhni përzierjen në aparatin e nxehtë të wafleve
Mbyllni aparatin për wafle dhe lërini waflet e kripura të ziejnë për rreth 4 minuta
Në këtë mënyrë waflet do të marrin formën e tyre karakteristike
Shkëputni waflet nga aparati me ndihmën e një luge të madhe
Ndërsa gatuani waflet e tjera, këto të parat i rregulloni në një pjatë dhe i lini të ftohen
Pritini domatet në feta
Lyejmë të gjithë sipërfaqen e wafleve me krem djathin
Sipër djathit e vendosim proshutën
Shtoni fletën e sallatës
Gjithashtu shtoni edhe fetën e domates
Mbulojeni me pjesën tjetër të waffles
Ndani waflen në dy pjesë
Pasi i keni ndarë, përdorni një kruese dhëmbësh druri për të mbajtur waflet në vend
Waflet e shijshme janë gati për tu shijuar, ju bëfshin mirë!