Cripsy strips krokant si në Kfc, të shijshëm shumë dhe të shpejt për tu gatuar. Befasoni fëmijët tuaj me stripsa kaq të shijshëm.
Përbërësit:
- 3 vezë
- 2 fileto pule
- 2 thelpinj hudhre
- 2 lugë erëza
- 2 lugë niseshte misri
- vaj
- marule
- 1 lugë çaji kripë
Përgatitja:
Fillimisht ndani të verdhat dhe të bardhat e vezëve nga vezët, më pas pritni filetot e pulës në rripa të hollë dhe i përzieni me të verdhat e vezëve, hudhrën, erëzat, kripën dhe niseshtën e misrit. Pasi i keni përzier mire filetot e pulës me të gjithë përbërësit, rrahim të bardhat e vezës me mikser dhe i zhysim filetot e pulës në të.
Vendosim vajin në tigan në temperaturë mesatare dhe i skuqim filetot e pulës një nga një derisa të marrin ngjyrë të artë. I shërbejmë me marule dhe perime të tjera sipas dëshirës.
Ju bëfshin mirë!