ëmbëlsirë me limon

Ëmbëlsirë me limon

Kjo ëmbëlsirë me limon është aq e shijshme dhe aroma e saj është fantastike. Do habiten me shijen e saj, provojeni patjetër!

  • 3 vezë
  • 12 lugë gjelle sheqer
  • 12 lugë gjelle qumësht
  • 12 lugë gjelle vaj lule dielli
  • 12 lugë gjelle miell tip 00
  • 1 limon
  • pak kripë (me majë të gishtave)
  • 1 lugë çaji pluhur për pjekje (baking powder)

Koha e përgatitjes:

  • 15 minuta

Pjekja:

  • 40-45 minuta në 180 gradë C

Përgatitja:

Në një enë kuzhine hedhim vezët, sheqerin dhe i përziejmë me mikser derisa të bëhet një masë homogjene. Më pas shtojmë qumështin, pak kripë, lëngun e limonit, e përziejmë për pak me tel kuzhine dhe shtojmë lëvoren e limonit të grirë në rende, vajin dhe përsëri e përziejmë për pak me tel kuzhine.

Bashkojmë miellin me pluhurin për pjekje dhe e shtojmë tek masa e përgatitur, e përziejmë përsëri mirë me tel kuzhine dhe më pas e vendosim në tepsi të lyer me vaj dhe të përmiellur.

Pasi e kemi shtrirë masën në tepsi e fusim në furrë për pjekje. Kur ëmbëlsira të piqet e presim në copëza katrore, e spërkasim sipër me sheqer pluhur dhe e dekorojmë me feta limoni.

Receta e ilustruar me foto:

Ju bëftë mirë!