Përbërësit për petën: 100gr margarinë, 150gr sheqer, 4 vezë, 3 lugë kakao, një pluhur për pjekje, 200gr miell.
Për fillin: 6 lugë grizë, 500ml qumësht, 150gr kokos, 100gr margarinë, 100gr sheqer.
Për lyerje: 2 çokollata kuzhine.
Përgatitja: Margarina përzihet mirë me sheqer dhe pastaj shtohen vezët një nga një, përzihen mirë pastaj shtohet dhe mielli, peciva, kakao dhe përsëri tunden me mikser pastaj vendosen në tepsi për pjekje ku fillimisht është shtruar një letër kuzhine.
Derisa peta pjeket e përgatisim fillin, qumështin e lëmë të vlojë pastaj ia shtojmë margarinën, sheqerin, kokosin dhe grizën. Pasi që peta të pjeket përmbi ia hedhim fillin dhe në avull shkrijmë çokollatat e kuzhines me dy lugë vaj dhe e lyejm sipër. Bëhet një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe përgatitet shpejt.
Ju bëftë mirë !