Përbërësit: 200ml krem (hopla), 300gr krem djathi (cheesecream), 40gr gjalpë, 40gr sheqer pluhur,
30 copë biskota oreo, një lugë e çajit aromë vanilje.
Përgatitja: Fillimisht bluhen 20 biskota, gjalpi shkrihet dhe pastaj hidhet mbi biskotat e bluara. Përzihen mirë dhe shtrihen në një enë të rrumbullakët.
Pastaj e vendosim në frigorifer për 45 minuta që të forcohet mirë. Kremi rrahet me mikser, pastaj i shtohet edhe krem djathi, sheqer pluhuri dhe biskotat oreo të mbetura të thyera në copa të vogla dhe pastaj edhe aromë e vaniljes.
Mbas 45 minutave tortën e nxerrim nga frigoriferi dhe i’a shtojmë kremin që kemi përgatitur dhe vendoset përsëri në frigorifer për 3 orë. Më pas torta është e gatshme për tu shërbyer.
Ju bëftë mirë!