Përbërësit: 1 litër qumësht, 150gr sheqer, 250gr margarinë, 150gr grizë, 100gr çokollatë e bardhë, 2 sheqer vanilje, biskota katrore (petit beure), aromë rumi (opsionale).
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 1 litër qumësht, më pas në qumështin që vlon shtojmë 150gr sheqer, 150gr grizë dhe i përziejmë vazhdimisht derisa të trashet kremi. Në kremin akoma të nxehtë shtojmë, 100gr çokollatë të bardhë të grimcuar dhe 250gr margarinë (gjalpë), dy pako sheqer vanilje, aromë rumi dhe i përziejmë mirë derisa të fitojmë një masë homogjene.
Në kallëpin 20x30cm të mbuluar me folie kuzhine, hedhim një shtresë me biskota katrore dhe më pas biskotave ua hedhim kremin e ngrohtë sipër dhe pastaj e mbulojmë me shtresën tjetër të biskotave. E lëmë të qëndrojë në frigorifer për 1 orë e gjysmë dhe pasi të ftohet e servojmë sipasë dëshirës. Ju bëftë mirë!