Përbërësit për petën: 5 vezë, 150gr sheqer, 200ml qumësht, 100ml vaj, 3 lugë kakao, 200gr miell, gjysëm luge e çajit xhenxhefil, gjysëm luge e çajit kanell, 1 pluhur për pjekej (pecivë), vishnje.
Për fillin: 700ml qumësht, 150gr sheqer, 6 lugë grizë, 1 sheqer vanilje, 100gr kokos.
Përgatitja: Së pari përgatisim fillin, e vëmë qumështin të vlojë më pas i shtojmë të gjithë përbërësit e cekur më lartë vetëm kokosin jo. Zihet filli deri sa të trashet, duke e përzier vazhdimisht pastaj largohet nga zjarri dhe i shtohet 100gr kokos.
Ndërkohë përgatisim brumin për petën, marrim një enë kuzhine shtojmë vezët dhe sheqerin, i përziejmë për 5 minuta me tel kuzhine ose mikser.
Më pas i shtojmë 200ml qumësht, 100ml vaj, 200gr miell, 3 lugë kakao, 1 pluhur për pjekje (pecivë), gjysëm luge çaji xhenxhefil dhe gjysëm luge çaji kanell.
I përziejmë mirë të gjitha së bashku, dhe më pas masa ndahet përgjysëm. Gjysma e masës hidhet në tepsi dhe e fusim në furrë të nxehtë për 5 minuta sa të forcohet pak, më pas e largojmë nga shporeti dhe ia shtojmë fillin me grizë.
Mbi fill i rendisim vishnjet, e mbulojmë tërë sipërfaqen me vishnje dhe përmbi vishnje i hidhet masa tjetër e brumit. E pjekim në temperaturë 200 gradë C për 15 minuta ose më shumë.
Sipër e dekorojmë me çokollatë ose sheqer pluhur sipas dëshirës. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Ilirjana. Ju bëftë mirë!